Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

16:32 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universitetin e Elbasanit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. Thuajse gjysma e studentëve me një shifër prej 468 janë regjistruar në degët e Infermierisë duke e bërë këtë fakultet lokomotivën e këtij Universiteti. Ndërkohë në fakultetet e tjera situata është e zymtë.

Janë plot 13 degë që mbyllen dhe 10 të tjera që shpresojnë tek raundi i dytë. Situata më katastrofike është në fakultetin e shkencave humane, ku janë të sigurta për mbyllje pasi kanë nga 0 deri në 3 studentë të regjistruar degët: Histori dhe gjuhë gjermane, gjeografi dhe gjuhë italiane, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë shqipe dhe rome, gjuhë shqipe dhe frënge, biologji kimi, matematikë fizikë, fizikë kompjuterike, matematikë informatikë, edukim qytetar, filozofi sociologji.

Situata duket jo e mirë në mjaft degë të tjera që kanë 5 apo 6 te regjistruar ndoshta ndonjë më shumë por që nuk kapin numrin 10 që shpresojnë pedagogët për siguri në hapje. Këto degë janë: Gjuhë shqipe dhe letersi, histori dhe gjeografi, gazetari, gazetari dhe gjuhë angleze, operator turistik të gjuhës gjermane, logopedi, arsim fillor, arsim parashkollor, psikologji, ekonomi turizëm. Mesatarja 7.5 i ka dhënë një goditje të madhe Universitetit të Normales duke e çuar drejt zhdukjes mësuesinë në “Aleksander Xhuvani.

Fakulteti i Edukimit ka situatë pesimiste së bashku me atë të Shkencave humane dhe të Shkencave të Natyrës. Fakulteti ekonomik dikur më i preferuari tani është në rënie të lirë. Fakulteti ku regjistroheshin çdo vit 900 studentë është në kuotën 185. As drejtësia e cila u reklamua aq shumë nuk i kaloi 50% te kuotave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.