Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet Akademia e Albanologjisë, Kushi: Prej 8 vitesh kjo akademi nuk kishte regjistruar asnjë student

11:55 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1685525758 kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka marrë këtë të mërkurë vendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha mbyllja ka ardhur pas kontrollit të bërë, ku u konstatua se prej 8 vitesh kjo akademi nuk ka regjistruar asnjë student dhe nuk kishte asnjë lloj akreditimi për të funksionuar si institucion i arsimit të lartë.

“ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta. Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë.

Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.

Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”-tha ministrja.

Akademia e Albanologjisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027, sot dalin afatet për çdo kapitull

10:04 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

“Do të shihni forca të shtuara të emergjencave pranë Rinasit”, Ministria e Mbrojtjes sqaron qytetarët: Sot zhvillohet simulimi i një aksidenti ajror

09:47 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.