Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja si është devijuar trafiku

08:07 / January 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546583084 tiranedurres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 05:00 të ditës së sotme është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se autostrada është bllokuar për shkak të ndërtimit të dy tombinove rrethore te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve. Punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo sipas ARRSH-së edhe në varësi të motit. ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor sqarojnë se si është devijuar trafiku në rrugën dytësore. Kjo është ndërhyrja e dytë që bëhet në autostradë brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike.

NJOFTIMI NGA ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica). Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.

Punimet parashikohlen të zgjasin 2 javë sipas grafikut të punimeve, por kjo edhe në varësi të motit. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

1. Autostrata Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

  • 5c2df5d9f18b9ARRSH 1
  • 5c2df5d15aaecARRSH
  • 5c2df5e362bdfARRSH2

autostrada punime tirane durres trafiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Brukselit, Rama vijon vizitën në Hagë, do të pritet nga kryeministri Dick Schoof

12:40 / November 17, 2025

“Kërkesa pa fund nga opozita”, Balla: Protestojnë sa herë që kanë hesape me drejtësinë

12:30 / November 17, 2025

Nis gjyqi ndaj Arben Ahmetajt

12:23 / November 17, 2025

Alarm kombëtar për reshjet! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër

11:47 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.