Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet gara për kryeprokuror, kush janë katër kandidatët zyrtar

09:59 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Proku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është mbyllur dhe gara për aplikimet për Prokuror të Përgjithshëm, duke pasur kështu zyrtarisht katër kandidatë.

Olsian Çela, Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj dhe Arta Marku janë katër aplikantët zyrtarë që garojnë për Prokuror të Përgjithshëm.

Tashmë KLP nis pikëzimin e katër kandidatëve, duke përzgjedhur tre prej tyre që do i dërgohen Kuvendit për miratim.

KUSH JANË KANDIDATËT
Arta Marku mban postin e Prokurores së Përgjithshme prej një viti e pak, e zgjedhur mes mjaft polemikash mes maxhorancës dhe opozitës.

Olsian Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Por përplasja e tij me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, nisi pas urdhrit të kësaj të fundit për transferimin e Çelës nga Tirana në Berat. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 21 janar të këtij viti hodhi poshtë urdhrin e Markut, përe transferimin e Olsian Çelës dhe Besim Hajdarmatajn, përkatësisht në Berat e Pogradec.

Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit të Tiranës, kaloi me sukses vetingun rreth një vit më parë, dhe ishte e para nga radhët e prokurorëve që iu nënshtrua procesit. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.

Lulzim Alushaj është avokat .

Më 19 mars KLP çeli garën dhe ka përcaktuar edhe kriteret për përzgjedhjen e kandidateve, që janë kriteri profesional, ai moral, vlerësimi organizativ dhe element shtesë është pervoja në jetën akademike e titujt shkencorë.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një prononcim për mediat në atë kohë tha se kandidatët duhet patjetër të kenë titullin ‘Doktosh shkencash’ për të hyrë në garë dhe dha garanci se procedura nga ana e tyre do të zhvillohet brenda afateve të përcaktuara.

“Duhet të kenë patjetër titullin ‘Doktor shkencash’ për të hyrë në garë. Ndërsa titujt e tjerë akademik shërbejnë si një plus për të marrë dy pikë të tjera. E rëndësishme është të kemi meritokraci, që plotësojnë më mirë kriteret. Përgjegjësia me kushtetutë për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm i takon politikës. Ne do përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe ia dërgojmë Kuvendit, që do përzgjedhë atë që e konsideron më të pranueshëm, qoftë ky i treti në listë. Në kushtet e mungesës së një shumice, i takon KLP të jetë vendimtar.”, është shprehur ai.

gara KANDIDATET kryeprokuror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.