Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbyllet hetimi për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi më 31 maj

10:17 / May 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20220526 100530 2048x922 1 696x313 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë, Komisionerja Publike Irena Nino deklaroi se subjekti i rivlerësimit, Irena Gjoka, ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm, ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë dhe se nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë.

Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit dhe vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Irena Gjoka.

Irena Gjoka, kërkoi lënien në fuqi të vendimit, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të sotme.

Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 31 maj 2022, ora 14:00.

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt të vitit 2020.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.