Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mbyllet java e 34-të e superligës/ Dinamo bie ndërsa Egnatia në play-out, lufta për kupat e Evropës mbetet e fortë

20:06 / May 14, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kukesi dinamo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar java e 34-të e Abissnet Superiore, ku Dinamo nuk arriti dot të mbante gjallë shpresën për mbijetesë duke rënë Kategorinë e Parë. “Nëndetësja” u mund 2-1 nga Kukësi në stadiumin “Kukës Arena”.

Me këtë fitore, verilindorët bëjnë një hap shumë të rëndësishëm drejt zonës evropiane, teksa ngjiten në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë e cila humbi sot ndaj Tiranës me rezultatin 3-1.

Fitore me mjaft vlerë siguroi edhe skuadra e Partizanit përballë Egnatias, ku demat që triumfuan me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Anarildo Rrapaj në minutat shtesë të pjesë së parë.

Me këtë fitore të besuarit e Dritan Mehmetit shkojnë në kuotën e 52-pikëve, 3 më shumë se Kukësi dhe Vllaznia dhe 6 më shumë se Teuta që fitoi me rezultat minimal ndaj Kastriotit.

Golin për durrsakët e shënoi në minutën e 77-të Rubin Hebaj, teksa rikthen në garë për vendin e katërt të besuarit e Renato Arapit.

Pa shumë histori u mbyll edhe takimi mes Laçit dhe Skënderbeut, me vendasit që fituan me shifrat 2-1 duke vazhduar kështu edhe serinë e fitoreve në kampionat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.