Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mbyllet java e parafundit e superiores, ka ende garë për në kupat e Europës

19:16 / May 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dinamo tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U luajtën sot të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Abissnet Superiore, ku vijon të ketë ende garë për në Europë pasi ende s’janë përcaktuar përfundimisht klubet që do të marrin pjesë këtë sezon në turnetë ndërkombëtarë. Megjithatë, të gjitha do të mësohen në javën e ardhshme ku do të luhen dhe ndeshjet e fudit të këtij viti kalendarik në futbollin shqiptar.

Dinamo ka arritur të marrë fitoren në derbin ndaj Tiranës të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, pasi blutë fituan me shifrat 2-1. Kjo është edhe fitorja e parë e Rodolfo Vanolit në krye të Dinamos. Haxhiu e Samake befasuan bardheblutë, teksa Seferi do të shënonte vetëm për statistikë, pasi nëndetësja blu do të rikthehej te fitorja pas disa javësh me rezultate negative.

Teuta mbposhti në minutat e fundit Laçin në “Niko Dovana”, pasi vendasit do të triumfonin me shifrat 2-1. Guindo do të kalonte kurbinasit në avantazh, ndërsa Hebaj do të barazonte shifrat, teksa në minutën e fundit të shtesës shënoi duke i dhënë kështu 3 pikët djemve të detit.

Fitore mori edhe Kukësi në “Kukës Arena”, me verilindorët që marrin kështu edhe fitoren e dytë rresht në kampionat. Të besuarit e Diego longos mposhtën 1-0 skuadrën e Skënderbeut, ku Feijao do të ishte vendimtarë në këtë takim, pasi goli i tij i dhuroi Kukësin 3 pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europë, pasi verilindorët vazhdojnë të mbajnë vendin e 4-të në klasifikim.

Partizani “shkërmoqi” Kastriotin 4-0 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. H.Marku, Skuka, Cara  dhe Gueye do të ishin autorët e golave, me demat që fitojnë m epokër, me takimin q ëmbyllet pa shumë histori. Të kuqtë e Dritan Mehmetit vazhdojnë të mbajnë vendin e 3-të në klasifikim, teksa ndodhen 3 pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, Kukësi dhe Vllaznia, ndërsa janë 6 më shume se Teuta.

Vllaznia nuk toleron Egnatian, pasi Mirel Josa e nis me fitore eksperiencën e tij te shkodranët, teksa triumfon me shifrat 3-1 në “Loro Boriçi”. Aralica dhe dopieta e Latifit do t’i jepnin kuqebluve një fitore të rëndësishme për Europën, pasi ndajnë kuotë të njëjtë pikësh me Kukësin.

Goli i Laurentino për Egnatian shërbeu vetëm për statistikë, pasi rrogozhinasit nuk mundën të bënin asgjë përballë shkodranëve të Josës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.