Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin: Gabim tjetër katastrofik

17:58 / June 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rubio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan impiantet bërthamore iraniane, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ndaj Iranit për të mos lejuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit.

Deklarata e Rubio u bë gjatë një interviste në emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News, menjëherë pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se parlamenti iranian ka miratuar një masë që parashikon mbylljen e ngushticës strategjike, përmes së cilës kalon rreth 20% e qarkullimit global të naftës dhe gazit.

“U bëj thirrje autoriteteve në Pekin të kontaktojnë menjëherë Teheranin, sepse edhe Kina varet shumë nga ngushtica e Hormuzit për furnizimin me naftë. Sikur ta bëjnë një gjë të tillë, do të ishte një tjetër gabim katastrofik. Do të ishte vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi mundësi për të reaguar, por edhe vendet e tjera duhet të shqetësohen, sepse do t’u kushtonte shumë më tepër atyre sesa ne”, tha Rubio, i cili ushtron gjithashtu detyrën e këshilltarit për sigurinë kombëtare.

Sipas Rubio-s, çdo përpjekje për të mbyllur ngushticën do të përbënte një përshkallëzim të rëndë dhe do të kërkonte një përgjigje jo vetëm nga SHBA-të, por edhe nga vendet e tjera.

Ambasada kineze në Uashington nuk ka reaguar ende lidhur me këtë thirrje.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se në sulmin ajror ndaj Iranit janë përdorur 14 bomba shkatërruese për bunkerë, mbi 25 raketa Tomahawk dhe më shumë se 125 avionë ushtarakë. Sulmi përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, Teherani ka paralajmëruar se do të mbrohet. Rubio e quajti çdo hakmarrje të mundshme si “gabimin më të madh që ata do të kishin bërë ndonjëherë”. Ai shtoi gjithashtu se SHBA-të mbeten të hapura për bisedime me Iranin.

hormuzi irani mbyllja SHBA thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.