Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbyllja e konvikteve, Rezidenca studentore: Regjistrimet nuk anulohen, pagesat do kompensohen në dhjetor

21:03 / October 30, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1604087052 konvikte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Qytetit Studenti, Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe Rezidenca Studentore Universitare 2, përmes një njoftimi zyrtar, qetësojnë çdo student që ka kryer rezervimin për qëndrimin gjatë vitit akademik 2020-2021 në Qytetin Studenti dhe konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë, se me rihapjen e konvikteve të gjithë studentët e regjistruar do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.
“Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universitete online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktualë do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara,” thuhet në njoftimin publik.
Po ashtu, është vendosur që çdo pagesë e kryer për muajin nëntor, kur do të nisë edhe viti i ri akademik, do të mbartet për muajin dhjetor.
“Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor,” thekson deklarata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.