Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbyllja e qeverisë në SHBA, reduktohen me 10% fluturimet në aeroportet kryesore

11:25 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3393
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i aviacionit amerikan ka vendosur të reduktojë me 10% lëvizjet ajrore në 40 aeroportet kryesore të SHBA-ve, për të garantuar sigurinë e fluturimeve, pas më shumë se një muaji mbylljeje të qeverisë që ka detyruar kontrollorët e trafikut ajror të punojnë pa pagesë.

Siç shkruan Corriere Della Sera, reduktimi do të hyjë në fuqi nga e premta, 7 nëntor, dhe rrezikon të shkaktojë shqetësime të paprecedenta pikërisht në fillim të fundjavës dhe pak kohë para nisjes së pushimeve dimërore.

Që nga mesi i tetorit, dhjetëra aeroporte në SHBA janë detyruar të kërkojnë ngadalësim të aktivitetit për shkak të mungesës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkallës së lartë të mungesave për arsye shëndetësore, që të premten e kaluar arriti në 80% në qendrat e radarit që menaxhojnë trafikun ajror në zonën e New York-ut, një nga më të ngarkuarat në botë.

Vendimi është marrë nga Bryan Bedford, drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit (FAA), i cili theksoi nevojën për të ulur “presionin” mbi hapësirën ajrore amerikane.

Megjithatë, autoriteti nuk ka sqaruar ende se si do të realizohet reduktimi prej 10% i fluturimeve. Dihet vetëm se do të përfshihen 40 aeroportet kryesore të vendit, mes të cilëve janë edhe ato që përfaqësojnë portat hyrëse për miliona turistë çdo vit, si aeroportet e New York-ut, Boston-it, Chicago-s, Washington-it, Miami-t, Atlanta-s, Dallas-it, Denver-it, Filadelfia-s, San Francisco-s, Seattle-it, Los Angeles-it dhe Las Vegas-it.

bllokimi fluturimet Qeveri reduktohen SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata në vend dhe vizita në SHBA, Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

11:01 / September 27, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Trump refuzon armëpushimin me Iranin/ Pas zgjedhjeve të nëntorit pritet rifillimi i bombardimeve

10:15 / September 26, 2026

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.