Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbyllja më e keqe e 2020, dëmtim i rëndë për Klaus Gjasulën

09:06 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjasula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duhej të ishte stërvitja e fundit e vitit 2020 por ka rezultuar një moment i pafat për Klaus Gjasulën. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim të rëndë që do ta lërë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës, pikërisht në momentin kur ai dukej se kishte fituar përsëri formën më të mirë.

Hamburgu kishte planifikuar në datën 31 dhjetor një stërvitje të lehtë për të mbajtur në formë lojtarët, por gjatë kësaj seance, Gjasula ka mbetur i dëmtuar dhe ka lënë seancëb në mes. Fillimisht mendohej se ishte diçka e lehtë, por kontrollet që janë kryer sot kanë treguar se futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim shumë më të rëndë.

Gjasula ka këputur një ligament në gjurin e majtë dhe sipas informacioneve nga klubi i Hamburgut, do të jetë i detyruar që të qëndrojë për të paktën 6 javë larg fushave të lojës. “Sigurisht që ai kishte hapësira të mëdha përmirësimi në lojën e tij, por unë isha i kënaqur me zhvillimin që kishte”, tha trajneri Thioune sot, duke komentuar dëmtimin e Gjasulës. “Ky është një moment i vështirë për të”, theksoi ai.

Tashmë pritet që Gjasula të kthehet në stërvitje rregullisht në gjysmën e shkurtit dhe të fillojë të japë kontributin e tij për klubin e Hamburgut. Ndërkaq, trajneri Edi Reja shpreson që në mars ai të jetë përsëri në formë, për të përballuar ndeshjet e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.