Një tragjedi ka ndodhur sot në ishullin Mitilini në Greqi, në Egjeun lindor. Një varkë me refugjatë klandestinë është mbytur duke shkaktuar vdekjen e 6 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur diku gjatë orëve të natës në ngushticën mes brigjeve greke dhe turke, por vetëm sot u arrit të kuptohej nga kalimtarët të cilët vunë re trupat e vdekur që uji i kishte nxjerrë në breg të detit.
Në fillim u raportua për shtatë të vdekur, por më pas shifra ndryshoi në 5 viktima, njoftoi zyrtarisht Ministria e Transportit në Greqi. Ndërsa trupi i fundit u gjet pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm dhe u dërgua në morgun e Spitalit të Mitilinit.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilën ndodhi tragjedia, ndërkohë që autoritet helene po kërkojnë ende në ujërat e ftohta të Egjeut për gjetjen e të mbijetuarve.
