Një shtetas polak ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në pishinën e një hoteli në Vlorë. Bëhet me dije se turisti 18-vjeçar polak ka qenë duke notuar me prindërit në pishinën e hotelit.
Për një moment prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur në fund të pishinës. Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur më shenja jete.