Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbytja e Anrit, reagon policia: Roja bregdetare kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq

12:36 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit përmes një reagimi zyrtar, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashiku u mbyt pasi shpëtoi dy të miturit. Sipas policisë, roja bregdetare kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq. “Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre. Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre. Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve”.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Sektorin Rinia, Durrës, ku humbi jetën shtetasi A. K., 18 vjec, i cili u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur dhe vëllain e tij, sqarojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se roja bregdetare, shtetasi I. Sh. e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë.

Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre. Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre. Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve.

Pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, nderkohe qe 18-vjeçari A. K. nuk ka mundur të dalë dot pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta. Nga ana e punonjësve të Policisë të DVP Durrës dhe DVKM Durrës është ndërhyrë menjëherë dhe pas rreth 50 minutash është gjetur dhe nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i shtetasit A. K. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Anri Kashiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

10:19 / September 16, 2026

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Dosja “Revanshi”, GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, mes tyre Durim Bami

10:08 / September 15, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.