Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbytja e nëndetëses Titan, Barack Obama kritikon fokusin e mediave: Po merr më shumë vëmendje sesa fundosja e varkës me 700 refugjatë

22:07 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse tragjedia e nëndetëses Titani me 5 të vdekur ka marrë mbulim mediatik minutë pas minute, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar.

Krahasimet i bëri teksa po fliste në Fondacionin Stavros Niacrchos në Athinë, disa orë para se Roja Bregdetare e SHBA-ve të konfirmonte se nëndetësja kishte shpërthyer.

“Është e papërshtatshme që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë nga mbytja e një varke në brigjet greke. Tragjedia me nëndetësen po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa 700 njerëz u mbytën është një situatë e papërshtatshme. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit”, u shpreh Obama.

Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë para se turneu i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur. 82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

Viktimat nga mbytja e nëndetëses Titan janë CEO i OceanGate Stockton Rush, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

Barack Obama nendetesja refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.