1 qershori do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të Covid-19.
Tashmë edhe pse palestrat do të hapen, ato do duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë në mënyrë rigoroze si distancimi fizik etj.
Përdorimi i ambienteve të përbashkëta siç janë dushet, janë pjesa disi më delikate, ndaj instruktoret e palestrave rekomandojnë që ato të evitohen sa më shumë të jetë e mundur.
Periudha e karantinës i detyroi qytetarët të qëndronin brenda për rreth 3 muaj, për rrjedhojë pati mungesë të aktivitetit fizik dhe nga ana tjetër shtim të konsumit të ushqimeve të ndryshme, instruktorët japin dhe disa këshilla.
Teksa palestrat dhe shumë aktivitete të tjera do rihapen prej të hënës së 1 qershorit, një fat të tillë nuk do ta kenë frekuentuesit e jetës së natës, të pishinave, kinemave, teatrove, të paktën deri më 23 qershor.
