Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Më 11 shtator mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, FSHF publikon axhendën

13:58 / September 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4422
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë, Shqipëri, të enjten më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.

Sakaq, FSHF ka publikuar axhendën e plotë të ditës dhe të gjitha vendimet që do të merren gjatë mbledhjes.
Pikat kryesore në axhendë janë:

Caktimi i vendeve pritëse:
Finalja e UEFA Champions League 2027
Finalja e UEFA Women’s Champions League 2027
Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026
UEFA Futsal Under-19 EURO 2027
UEFA Women’s Futsal EURO 2027
Finalet e UEFA Women’s Nations League 2025 – shpërblim.


Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza
Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028
Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. 100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.


Njoftim për median
UEFA do të publikojë një njoftim për median pas mbledhjes në Tiranë për të komunikuar vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ju lutemi vini re se nuk janë planifikuar aktivitete mediatike rreth mbledhjes.


Si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një zonë e dedikuar për median (mixed zone), ku përfaqësuesit e saj do të kenë mundësi të kryejnë xhirime dhe të bëjnë fotografi. Akreditimet mediatike për këtë aktivitet do të menaxhohen nga Zyra e Shtypit e FSHF-së. Për pyetje, ju lutemi kontaktoni në: pr@fshf.al.

axhende ekzekutiv Futboll Mbledhja uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.