Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Më 19 janar rikthehet Parlamenti/ PD mbylli vitin me bojkot, PS me paralajmërime! 2 reforma në vështirësi

19:18 / January 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1202410011124195748WhatsApp Image 2024 10 01 at 13.22.36 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët e Kuvendi do të mbyllin pushimet e fundvitit për të rinisur jetën parlamentare të hënën.

Megjithatë, një muaj i plotë pushim nuk e ka relaksuar klimën politike, e cila vijon të jetë e tensionuar për shkak të dosjeve të SPAK që rëndojnë mbi mazhorancën.

Opozita nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Në këtë sfond, dy reforma të rëndësishme, zgjedhorja dhe territorialja janë pezull. Demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen. Socialistët nuk i zhvillojnë dot votat të vetme, sepse këto dy tryeza i kanë karriget e barabarta si për PS, ashtu edhe për PD. Bashkëkryetarët gjithashtu janë një element që pengojnë të mblidhet njëra palë, teksa mungon tjetra.

Socialistët në dhjetor u shfaqën të qartë, kur paralajmëruan se do ta presin reflektimin e palës tjetër deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe zhbëjnë formulën e konsensusit dhe marrin shumicën e vendeve në tryezë.

“Ne presim reflektim nga ana e tyre, por besoj se emocionet do tu kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë dhe në janar me sesionin e ri, ti rikthehen punës. Në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, ata e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision, ne prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në dy komisionet. Ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve që kanë caktuar kush është shumica, pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës”, shprehej kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, më 15 dhjetor 2025.

Ngelet për tu parë nëse PS do të kalojë në zbatim konkret të këtij plani, kur Bashkimi Evropian ka kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo reforma të njëanshme.

19 Janar 2 reforma parlamenti PS-PD rikthehet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.