Më 27 shkurt do të mbahet në Podgoricë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi.
Sipas njoftimit për media të zyrës së kryeministrit, në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive, pas asaj te 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër.