Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Më 29 korrik votohet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së zyrtare

13:24 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha grupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me dorëheqjen e të komanduarit Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha nisi rrugën drejt kreut të PD me vulë e logo zyrtare, sipas një plani të paramenduar, por në të cilin e lanë vetëm edhe Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Mes një debati për procedurat dhe statutin, Basha u kujdes fillimisht të shfaqej në publik disa javë para se të flitej për zgjedhje për drejtuesin e ri. U thoshte te pranishmëve që ka reflektuar e ndryshuar, por të paktën raporti me median tregoi te kundërtën. 29 korriku u vendos, zyrtarizoi emrin në garë, nuk i mungoi në asnjë kandidat rival. Gjergji Hani e kishte takuar Bashën paraprakisht.

Me nisjen e fushatës, Basha hoqi dorë dhe nga takimet me regji. Takimet i njofton ditë pas dite në në Facebook. Tezat e tij janë të përhershmet: listat e hapura, vetting në politikë, kufizimin të mandateve, vota e diasporës, zgjedhja e Presidentit nga populli.

Çfarë nuk realizoi për 9 vite si kryetar zotohet t’i përmbushë sapo të vijë në krye të PD së, tashmë të çarë në tre pjesë. Ndryshe nga Basha, Gjergji Hani të paktën ka shënuar një dalje përballë gazetarëve. Por veprimi i tij nuk ka lidhje me sfidën që kërkon gara kundër Bashës për drejtim partie.

Është parë që të shoqërojë Lulzim Bashën në disa takime, ku më shumë duket si mbështetës se sa në garë me të. Këto zgjedhje zyrtarizuan ndarjen e PD në 3 pjesë, rithemelimin të drejtuar nga Sali Berisha, Gazment Bardhin me deputetët që kundërshtojnë rikthimin e Bashës dhe vetë Basha më njerëzit e tij.

Zgjedhjet që pritet të rikthejnë Lulzim Bashën aty ku e la më 21 mars të 2022, do të zhvillohen mes një sërë paqartësish për rrugën statutore dhe ajo që është më kryesorja, listën e anëtarësisë. Nderkohe që historia e Partisë Demokratike është ende një çështje gjyqësori. A2cnn

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.