Më 7 tetor do të nisë zyrtarisht show-n magjik i kërcimit në Top Channel.
Çiftet Isli-Ledia dhe Julka-Silvesterin të ftuar në “Ftesë në 5” zbuluan disa detaje nga provat e tyre dhe marrëdhënia me kërcimin.
Isli Islami me sa duket i ka lënë të gjitha mbresat më të mira balerinës, e cila tregoi se sa herë bëhet me nerva është moderatori më pozitivi.
“Ka veshin muzikor dhe fizikun gjë e cila është shumë pozitive në kërcim. Ka humorin dhe nëse unë bëhem me nerva gjatë punës”, tha balerina.
Julka Gramo do të jetë e shoqëruar nga balerini Silvester, duke bërë kështu rikthimin pas shumë vitesh në Top Media.
