Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Me 81 vota pro dhe 16 kundër, miratohet buxheti për vitin 2026, ja çfarë parashikohet

09:11 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4874
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 81 vota pro dhe 16 kundër buxheti për vitin 2026 është miratuar në Kuvend pas mesnate.

Ky buxhet pritet të financojë një sër sektorësh. Të ardhurat buxhetore programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025.

Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.

Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.

Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.

Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.

Edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë, arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.

Sa i takon fondeve të shpërndara sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr pjesën më të madhe të “tortës buxhetore”, afro 853 milionë euro në vitin 2026, ku veç pagave të bluzave të bardha përfshihen edhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh, duke u fokusuar më së shumti në investimet në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.

Ministrisë së arsimit i është dedikuar një buxhet prej 680 milionë eurosh, në të cilin përfshihen pagat për mësuesit si dhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Një peshë të rëndësishme në buxhet zë edhe Ministri a Mbrojtjes, me një buxhet total prej rreth 610 milionë euro, ku pjesa më e madhe shkon për forcat e luftimit dhe në përmbushje të detyrimit që ka Shqipëria në kuadër të NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së.

buxhetin 2026 kuvendi miraton pro vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.