Të paktën dy persona janë vrarë gjatë disa të shtënave me armë në qytetin lindor të Gjermanisë Halle, raporton policia.
Ajo i bën thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi agresori nuk është kapur ende.
Dëshmitarët kanë thënë se një njeri i armatosur dhe me kamuflazh ushtarak kishte disa armë.
Gazeta gjermane Bild thotë se sulmi ndodhi pranë një sinagoge në zonën Paulus të qytetit por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar ende.
Televizioni rajonal i Halle thotë se kur agresori u largua u dëgjuan të shtëna të tjera afër.