Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Me Bashën kisha marrëdhënie të mira”, Armand Duka: Bëri harakirin politik

20:28 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F7CD778E DCBA 4375 B2F3 5071AF91870C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, së bashku me kreun e PR, Fatmir Mediu gjatë kësaj jave takuan kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla për sa i përket negociatave për Presidentin.

Duka sqaroi se nëse opozita do të marrë pjesë në konsultime, do të shkojë me emra konkretë.

Xhokaxhi: Nëse Berisha nuk lejon përfaqësi nga PD në këto negociata, si do veprohet. Do t’i bashkangjiteni Alibeajt dhe atyre që do zgjedhë Alibeaj?

Duka: Në grupin tonë ka njerëz me integritet dhe për një situatë të tillë duhet të mblidhemi dhe të vendosim. Nëse më pyet mua, do thosha që me çdolloj pjese të opozitës do bashkohemi. Ne duhet të marrim aksion, veprim, duhet të marrim risk.

Xhokaxhi: Në kushtet kur është PD, a keni marrë një vendim cilën linjë do të ndiqni? Do t’i shkoni deri në fund linjës së Berishës apo mbeteni thjesht me PD?

Duka: Nëse do ndodhë një gjë e tillë, ndoshta mund të vijë koha që mund të  ketë dy parti. Ne do mundohemi që gjithë opozita të jetë e bashkuar, bashkë me këto dy parti. Nuk kam preference, nuk po bëj diplomantin. Kam pasur luhatje në marrëdhënie me Berishën, me Bashën kam pasur marrëdhënie  të mira, por në PD Basha ka bërë gabime të mëdha, ka bërë harakirin politik. Në politikë nuk të fal asnjë, mos mendo se Basha na ka dhuruar ndonjë gjë se na donte fort për një arsye apo një tjetër.

Xhokaxhi: Palët në PD akuzojnë njëra-tjetrën se po i shërbejnë Ramës.

Duka: Nuk e besoj, por në mënyrë instiktive i shërben Ramës. Nëse ti shton konfliktin, jo me marrëveshje.

Duka u ndal edhe te rikthimi i Ilir Metës në opozitë pas përfundimit të mandatit të Presidentit më 24 korrik. Duka e shikon si diçka pozitive, pasi Meta ka një karrierë të pasur politike.

Duka: Absolutisht brenda LSI-së. këto janë  gjëra që duken, unë gjykoj në veprat e bëra në të kaluar. Këta janë njerëz që kanë një karrierë politike shumë të pasur. Meta ka treguar që të paktën për sa i përket fushatave elektorale është kafshë politike. 

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 2026

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.