Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebiaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.
“Nuk ka ndonjë demokrat që e pëlqen këtë moment kur 32-vjetori i themelimit gjen PD në 2 festa. I kam të gjithë kolegë, kam ndarë momente e të vështira me ta dhe në një opozitë kaq të gjatë e të mundimshme, një festë si 32 vjetori duhet të ishte festuar bashkë. Nuk është me vend të shohim pas duke e parë veten të ndarë. Nuk dua ta shoh veten si pjesë të asnjë grupi, por si pjesë të PD. Unë do të jem në parlament si e djathtë që përfaqëson të djathtën. Jam aty për qytetarët”, tha Nebiaj në Report tv.
