Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Me Berishën apo Bashën do të kandidoni në 2025-ën?” Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

17:50 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha berisha tabaku 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk mund ta parashikojë se krahë kujt do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025, mes Berishës apo Bashës.

Komentet Tabaku i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ajo vijon të ketë të njëjtin qëndrim, se PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë të mposhtet maxhoranca socialiste.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Po e mban Jorida Tabaku mirë me vjehrrën e mirë me burrin, me Saliun e Bashën?

Tabaku: Unë jam në pozitën më të vështirë nga të gjithë. Kam punuar me të dy. E kam dhënë dorëheqjen nga nënktyetare, për të treguar se nuk ka asgjë më të madhe vetijake se betejat e PD. Bashë është ulur mes meje e zotit Bardhi. Unë në PD jam rritur që fëmijë. Unë një pozicion në PD për herë të parë e ka marrë në gusht të vitit 2021. I kam bërë betejat pavarësisht çdo pozicioni. Kur për mua erdhi një pozicion në PD e konsiderova si detyrim e jo si privilegj. Kemi punuar të gjithë bashkë për të kulmuar në fushatën e 2021 për ta bërë PD fituese. Kam një komunikim normal me Bashën, megjithëse kam rreth një muaj pa folur.

Pyetje: Me kë kandidon Tabaku në 2025, me Berishën apo Bashën?

Tabaku: Tabaku ka 2 vite që thotë se PD duhet të kandidojë bashkë. Të shikojë se çfarë na bën ne më mirë, copëzat apo një ofertë e unifikuar dhe nuk do lodhem duke thënë se PD duhet të jetë një në zgjedhjet e vitit 2025. Unë nuk them dot që jemi mirë kur nuk jemi mirë. Por të ardhmen nuk e parashikojmë dot. Ka vetëm një grup parlamentar që mblidhet, nuk di të ketë mbledhje të dy grupeve. Nuk i gjykoj dot kolegët. Kërkesa ime ka qenë që ne duhet të kemi një ofertë unike në Parlament. Kam mbështetur Bardhin për kryetar grupi sepse ashtu ishte shumica e grupit.

jorida tabaku Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.