Konkurrentja e “Përputhen”, Orsiola ka treguar situatat e vështira që ka përjetuar si fëmijë gjatë kohës që jetonte në Greqi.
Ajo kujtoi se si bullizohej nga moshatarët e saj grekë, e mes lotësh tregoi se është ndjerë e shtypur dhe e përbuzur.
“Unë e shikoja që nuk ishte bullizmi vetëm tek unë. Prindërit mi vetëm punon. Kur ikja të merrja byrekë te shkolla, prisja sa të merrnin të gjithë dhe unë isha e fundit në radhë, dhe do merrja nëse kishte mbetur më”, tha ajo teksa qante.
