Një qytetar ka bërë sot një denoncim me video, ku ka filmuar një të moshuar që është futur me një armë gjahu (çifte) në krah. Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se gjithçka po ndodh në bashkinë e Rakip Sulit në Kamëz.
“Degardim i plotë i narkoshtetit! Ne Bashkine e Narkomonistit Suli njerëzit shetisin me arme gjahu sikur je ne pyll per derra te eger! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qyetetarit dixhital. Sb Kjo ka ndodhur sod ne mengjes ne oren 9 ne bashkin e kamzes shiko se si futen qytetaret pa pik problemi me arme ne mes te dites ne bashkin e rakip suli”, shkruan Berisha në Facebook.