Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Votimi nga Diaspora, mbi 50 mijë regjistrime

19:08 / January 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë do të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 50 399, ndërsa deri sot në orën (18:30) janë miratuar 24,052 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 32 270 (64.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 18129 (36.0%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 14 526 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 13 957kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 9 539 dhe mbi 56 vjeç janë 7 400 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 4 977 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 14 845 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 16 730, e ndjekur nga Greqia me 12 662, Gjermania me 7 010, si dhe nga SHBA me 4 431. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10 191, më pas bashkia e Fierit me 8070, Korça me 5981, Durrësi me 4234 etj.

Diaspora zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.