Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja.
Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja. Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan”,-tregon ai. Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter.
Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por bashkëshortja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.