Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Me cilën parti në Shqipëri është e lidhur SHBA? Ambasadorja Yuri Kim flet si asnjëherë më parë

19:37 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u shpreh se i pëlqente të dinte më shumë për mendimet që kanë shqiptarët, me të cilët komunikon drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

“Pavarësisht sa i dua raportet që marr, sado e vlerësoj informacionin që marr nga stafi im, doja të dëgjoja drejtpërdrejt nga njerëzit. E shoh median sociale jo vetëm si mënyra që unë t’iu them njerëzve çfarë mendoj por edhe që njerëzit të më tregojnë mua. Në fakt i lexoj komentet – ndonjëherë është disi toksike, por i lexoj gjithsesi,” deklaroi ambasadorja.

Ajo u shpreh mjaft pozitive për komunikimin që ka me popullin e Shqipërisë dhe i cilësoi ata si shumë dashamirës ndaj SHBA dhe amerikanëve.

“Shpresoj që populli shqiptar ta dijë që ndjenja është e ndërsjellë. Po ashtu e shohim Shqipërinë si mike e vërtetë dhe si mike shumë e veçantë,” shtoi znj. Kim.

Ajo u pyet lidhur me marrëdhënien e SHBA me aktorët politikë në vend dhe pretendimet se diplomacisë shpesh i duhet të mbështesë stabilitetin.

“Unë mendoj se ne punojmë më çdo qeveri që është në vend, e zgjedhur në mënyrë ligjore, dhe është në vendin e saj në mënyrë legjitime. Kjo është puna jonë, ne nuk diskriminojmë. Por pavarësisht qeverive të zgjedhura, marrëdhënia jonë është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend, jo me ndonjë parti të veçantë. Unë përpiqem të komunikoj dhe të flas dhe të prek sa më shumë njerëz që të mundem. Ju pyetët më parë përse jam kaq aktive në mediat sociale; është pikërisht për këtë arsye, sepse marrëdhënia është shumë e gjerë dhe marrëdhënia e shkëlqyer që kemi me qeverinë shqiptare është prej elementeve të saj, dhe unë e vlerësoj tërësinë e saj,” tha ambasadorja Yuri Kim në euro news.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.