Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Me cilën të majtë do të angazhohet Besa Shahini? Lubonja: Jo me Ramën. Minxhozi: Kryeministri dështoi, s’e kemi luksin për…

23:10 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
real story lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analistit komentuan në emisionin “Real Story”, në News24, zhvillimet e fundit politike, duke u ndaluar te ndryshimet në qeveri, që përkuan me largimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Fatos Lubonja komentoi deklaratën e ish-ministres Shahini se do të angazhohej me një të majtë të re dhe demokratike, duke thënë se ajo e ka fjalën për të majtën e Albin Kurtit.

Ndërsa për Skënder Minxhozin, Shahini ishte një ministre de facto e ardhur nga Kosova dhe sjellja e saj në Shqipëri, bashkë me Gent Cakajn, ishte një eksperiment totalisht i dështuar i kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:
Fatos Lubonja: Jemi te mostransparenca e këtyre njerëzve, që s’kanë kurajo të flasin hapur. Për mua, kur thotë të majtë e re, Shahini ka parasysh të majtën e Albin Kurtit dhe jo të majtën e Ramës.

Skënder Minxhozi: Shahini ishte një ministre de facto e ardhur nga Kosova, që kishte atë aureolën, por që nuk pamë kurrë ta shprehte, ashtu si edhe Cakaj. Këta dy persona nuk u munduan aspak të krijonin një profil politik në Shqipëri. Ky është një eksperiment totalisht i dështuar dhe i pafatë i Ramës. Nuk kemi luksin të shkëmbejmë politikanë me Kosovën, kur na dalin e teprojnë politikanët tanë.

Arjan Vasjari: E vetmja rrugë për të pasur një integrim është pikërisht kjo që ka bërë Rama, pavarësisht se ka dështuar sot. Fakti që nuk ka funksionuar nuk do të thotë që s’duhet të vazhdojë. Ne marrin individë, që kanë një profil të caktuar, i sjellim në jetën politike shqiptare, me gjithë problemet që ka kjo e fundit, dhe nëse kjo nuk funksionon, kjo nuk do të thotë se ky proces nuk duhet të vazhdojë.

Lubonja: Albin Kurti ka sukses se ka folur kundër kapjes së shtetit, por edhe për disa elementë që kanë të bëjnë me publiken, kundër privatizimit, etj.

besa shahini deshtoi lubonja Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.