Një turiste britanike dyshohet se është përdhunuar nga një shofer taksie në ishullin grek të Kretës, pasi ai e çoi atë në një vend të largët dhe jo në hotelin ku ajo i kishte kërkuar të transportohej.
Gruaja 43-vjeçare u tha policëve se u sulmua në qytetin turistik të Hersonissos pasi taksisti e mori atë nga një bar në orët e para të 31 majit. Më pas ajo shtoi se shoferi i taksisë e përdhunoi në pjesën e pasme të automjetit të tij pasi e çoi në një zonë të izoluar.
Turistja britanike është dërguar në një spital lokal për një ekzaminim mjekësor pas sulmit. Ndërsa autoritet greke kanë bërë me dije se është arrestuar një 28-vjeçar javën e kaluar bazuar në përshkrimin e gruas.
Sipas gazetës greke Protothema i arrestuari ka mohuar akuzat për përdhunim dhe ka pretenduar se seksi ka qenë konsensual, ndërsa ai u lirua të premten në pritje të hetimeve të mëtejshme.