Labinot Tahiri është një këngëtar mjaft i njohur që tashmë i ka hyrë edhe politikës, dhe postimet e tij jemi mësuar ti shohim në fushën e politikës apo ato humaniste. Por një postim i fundit i tij është shumë ndryshe.
Një dedikim për bashkëshorten, Hana, për të cilën thekson se e ka dashur dhe kur ai nuk ka pasur lekë. Dhe sikur nesër të mos kenë para sërish, ata të dy do të kenë humanizmin dhe dashurinë.
“Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë💵💵. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshi Zoti , dhe ti më deshe edhe kur nuk kisha lekë. Prandaj, isha dhe jam shërbëtori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjëherë: edhe kur bëra karriere, edhe kur i bëmë pak lekë😉🤚🏽 Edhe sikurse mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti Hana. Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË”, shkruan ai në një postim që ka marrë plot 6 mijë klikime.
