Një 39-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga në portin e Durrësit pasi ka tentur të kalojë me dokumente false.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, njofton policia.
