Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra ka folur edhe për pensionistët, duke nënvizuar se nuk do të arrijë t’i japë atë që meritojnë, por do të bëjë gjithçka që të marrin bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata me krizën.
“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar.
Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.
