Me dy gishta lart, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori fjalimin duke dhënë mesazhet para mijëra protestuesve.
Në himnin tonë tha Meta, nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtor, duke iu referuar kryeministrit Rama, që siç u shpreh kreu i PL, këta miting e ndjek nga charteri luksoz.
Meta iu drejtua shqiptarëve duke thënë se ata kanë të drejtë ta shporrin këtë qeveri, e cila i grabit dhe e vjedh. Ai u shpreh se shume shpejt, Rama do jete para drejtësisë sipas ligjeve qe ai vete ka firmosur.
“Mirëmbrëma zotit Berisha dhe gjithë shqiponjave që janë këtu. Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtori, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor. Sot tradhtori e ndjek ketë miting të shqiptarisë nga charteri luksoz dhe i paligjshëm.
Shumë shpejt do jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij dhe sipas firmave të hedhur nga vetë ai. Jeni ju që e mbani në këmbë këtë vend me sakrificat tuaja. Jeni ju që duhet ti kërkoni llogari kësaj qeverie sepse ju e mbani me taksa. Ju keni të drejtën ta shporrni qeverinë kur drejtuesit grabisin dhe vjedhin”, theksoi ndër të tjera Meta.