Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli.
Kreu i KQZ, Celibashi ka vendosur vazhdimin e mandatit të Kristan Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.
“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, tha Celibashi.
KQZ ndërmori një hetim të thelluar për shkak se Kristjan Shkreli, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt, se ka ndryshuar mbiemrin nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas nga “Kola” në “Shkreli”.
Ndërkohë që ka deklaruar se ka jetuar për disa vite ne Torino të Italisë dhe është dëbuar nga ky shtet.