Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ftoi për debat publik kreun e qeverisë. Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe përgjigja e Edi Ramës ndaj ish-aleatit të tij.
“Kam shumë ftesa, nuk e kuptoj kush flet në emër të kujt. I kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit. Presidenti shkon dhe i thotë Gjiknurit hajde përballemi në studio. Më fal por nuk ka kohë për të humbur”, tha Rama.
