Motra e Klodian Rashës, Bora, ka protestuar për vrasjen e vëllait të saj nga Policia e Shtetit. Në duar, e reja mbante një flamur kuqezi, duke u shprehur se e mbante për gjakun e vëllait të saj të vrarë.
“E kam një flamur të kuq në dorë për gjakun e vëllait që më ka vdekur.
E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër”, deklaroi ajo.

