Mes personazheve të shumtë në protestën e opozitës ditën e djeshme, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkëshorti i saj, Abi Malltezi i cili ka postuar një foto tyren në profilin e tij në rrjetet sociale.
Siç duket edhe nga foto e mësipërme, Argita ka zgjedhur të veshë një fustan me motive blu për protestë, të cilin e ka shoqëruar me atlete të bardha. Duhet përmendur fakti që Argita ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik.