Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka tërhequr sot vëmendjen e mediave, kjo jo për shkak të ndonjë deklarate të saj të fortë për politikanët, por për lookun e saj.
Sot në 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marinës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja është shfaqur pa kostumin e saj të një diplomateje, por më një fustan të zi, buzë të kuqe, plot elegancë dhe hijëshi. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila i ka besuar të zëzës klasike.
“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marines të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Gjeneral Major Begaj dhe shumë shokë të tjerë. Marina e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Kim.