Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Luçiano Boçi thekson se specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.
“Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit. Kjo është dëshmine një tjetër paaftësie dhe absurdi. Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon”, shkruan ai.
Sipas tij, nuk vetëm “Sindi” peshëngritja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin, pasi specialisti i matematikës I.Alikaj denoncon edhe një gafë tjetër.
“Në pyetjen 27, nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës në raport me nivelin e tokës? Ndërkohë, nuk ka koncept Nivel-Tokë si Niveli Zero”, thekson ish-deputeti.
Ai shkruan se ky është “niveli i detit” dhe kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.
Sipas tij, pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.
“Me gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve”, shkruan Boçi.
Për të, ky provim është nul dhe matematika duhet të përsëritet.
Si më poshtë vijon shënim i tij i plotë:
NIVELI I TOKËS DHE NIVELI ZERO I TESTIT TË MATEMATIKËS
Testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të ministrisë.
Specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.
Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit.
Kjo është dëshmi e një tjetër paaftësie dhe absurdi.
Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon.
Nuk është vetëm “Sindi” peshëngritësja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin.
Specialisti i matematikës I. Alikaj denoncon dhe një gafë tjetër.
Në pyetjen 27 nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës ne raport me nivelin e tokës!!!!????
Ndërkohë nuk ka koncept NIVEL TOKE si NIVELI ZERO.
Ky është NIVELI I DETIT.
E kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.
Pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.
Më gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve.
Ai është nul!
Matematika duhet të përsëritet!