Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me gjelin e detit në dorë, Veliaj apelon nga Baldushku: Nëse blini një, ndihmoni një familje

12:00 / December 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a6c89567 b803 404a 862d 1256fa1ecc88
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që gjelin e detit, i cili shndërrohet në një nga pjatat kryesore në darkën e ndërrimit të viteve, ta marrin në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale.

“Kur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake”, u shpreh Veliaj.

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës.

“Ftesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës – tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune”, tha Veliaj.

Në fund kreu i bashkisë shtoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore. Por, ftoi të gjithë shqiptarët që të vaksinohen në mënyrë që të rihapemi plotësisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.