Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka përcjellë një mesazh të veçantë në ditën kushtuar ndërgjegjësimit për përdorimin e gjuhës së shenjave, duke vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e personave që nuk dëgjojnë.
“Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta në gjuhën e shenjave. Si mjeke e vlerësoj si shumë të rëndësishme dhe e mendoj me zemër për ju!”, – u shpreh ministrja Sala, duke theksuar se përfshirja dhe barazia sociale duhet të jenë parime themelore në politikën shëndetësore dhe sociale të vendit.
