Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Më i votuari te PS, Gonxhja: Të presim rezultatin! Akuza e Berishës? Ai njihet që s’i vë limite gojës, gjuha e kënetës, ndaj humbën thellë! S’jam për tapet të kuq

22:08 / May 13, 20254 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
blendi gonxhja 770x450 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri Blendi Gonxhja, kandidat nga lista e hapur e PS-së për qarkun e Tiranës, është më i votuari nga qytetarët për preferencialet, por ai e sheh me modesti, si rezultat i punës së bërë në këto vite, teksa nënvizon se është ende herët për të folur pasi duhet pritur rezultati përfundimtar.

Ai shpjegoi për moderatoren Karapanço shkaqet e rezultatit të thellë, teksa iu përgjigj edhe akuzave të Sali Berishës, që e etiketoi si lidhje e Xhafabtëve të Vorës, dukë thënë se “atë njeri e njohim që s’i vë limite gojës, pasi ajo është gjuha e kënetës dhe baltës, që u shpjegon edhe humbjen e PD”.

Gonxhja kritikoi edhe procesin e ngadaltë të numërimit, deri edhe arkaik e të lodhshëm.

“Është një avantazh i përkohshëm si rezultat i votimit elektronik që jep rezultatin e parë. Thelbi më tej do japi edhe pamjen më të qartë, por edhe për shkak të sistemit të ngadaltë, arkaik, i lodhshëm, do duhet të presin një apo dy ditë. Është herët të flasim dhe duhet të presim, edhe pse ky rezultat gjendet në kuti, sepse zgjedhësit janë shprehur”, e nisi Gonxhja fjalën e tij për Report Tv në lidhje me numrin e lartë të votave preferenciale që ka marrë nga zgjedhësit e kryeqytetit.

Ai shpjegon edhe një nga arsyet kryesore pse qytetarët mbështetën masivisht PS-në në këto zgjedhje, si dhe rezultatin e thellë të deritanishëm.

“Ne u ulëm me qytetarët, u shpjeguam programin, projektin, strategjinë që është reale, i jetësuar, ku qytetarët identifikojnë veten në të. Si tregu i punës, infrasktruktura, shërbimet e përmirësuara, inovacioni, asetet, teknologjia, rrogat, asetet publike, të gjitha llojet e programeve të ndryshme, që s’i kemi thjesht premtime, por projekt për të cilin ne punojmë para, gjatë dhe pas fushatës. Në kuptimin e impaktit që ajo ka te jetët e njerëzve, është ndryshe, një mbështetje në vijim. Është edhe më e lehtë për të komunikuar me ta, për të trajtuar problematikat, sepse ka edhe shumë probleme, ka edhe ndjesë, edhe vetë e kam nisur me kërkim ndjese. Kam qenë në ato zonat e Vorës dhe rrethina më parë, edhe gjatë kohës së tërmetit, për t’i ndihmuar ata”, shtoi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që pritet të jetë edhe deputeti më i ri i parlamentit, pasi është më i votuari në listën e hapur të PS nga numërimi i deritanishëm.

Gonxhja u pyet nga moderatorja Marsela Karapanço edhe për akuzat e hedhura sot nga Sali Berisha, që e quajti “Blendi Xhabafti”, teksa tha se “personin në fjalë e dimë se nuk i vë limite gojës’.

“Më vjen keq jo për personin në fjalë se ai njihet se nuk i vë limit gojës së vetë, por më vjen keq për të gjithë banorët e asaj zone. Unë nuk kam bërë takime sekrete me njerëzit, por të hapura, me qindra njerëz, në të gjitha njësitë. Kam një lidhje pune të gjatë me atë zonë atje, edhe për shkak të detyrës. Një pjesë të mirë të familjeve i njoh nga puna e bërë dhe ata njerëz nuk janë banda kriminale. Njerëzit në takime i keni edhe në fotografitë e mia. Po ç’ti bësh kënetës që gjuha e saj është vetëm dhuna dhe balta. E neveris, por ndaj edhe humbja e tyre ishte kaq e thellë dhe e fortë në të gjithë vendin”, thotë kandidati i PS-së për Tiranën.

Kurse për preferencën kaq të lartë të qytetarëve të Tiranës, sidomos në zonën Vorë-Kashar-Kombinat ndaj tij, Gonxhja e shpjegon edhe për shkak të lidhjes së punës apo detyrave që ka ushtruar dhe ushtron.

“Unë jam munduar të jem vetvetja. Nuk jam i zoti për tapetin e kuq, e ka thënë edhe kryeministri më parë, nuk jam tip i ceremonialit, paneleve shkëlqyese etj., unë jam një administrator, që di të menaxhoj. Kam drejtuar shumë fushata më parë. I kemi dhënë sot mesazh falënderimi zonës së Kombinatit dhe qytetarëve që ka pasur rezultatin më të mirë. Do shohim se sa ishte pjesëmarrja, bojkoti i PD-së dhe sa ishte vota për ne, për të parë edhe se çfarë duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh ai për Report Tv.

akuza berishes gonxhja limite rezultatin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në mesin e liderëve botërorë në darkën mbretërore

19:44 / June 24, 2025

”Miqtë e huaj më ofruan azil politik”, Ilir Meta tregon pse e refuzoi ofertën

19:27 / June 24, 2025

”Arnimi socialist për investimet e huaja”, Tabaku: Shqipëria nuk e ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon

17:03 / June 24, 2025

Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

16:01 / June 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.