Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me kapuç dhe maskë/ Bën lëvizje të dyshimta kur e ndalon policia, por ja kush është i arrestuari

11:09 / November 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 1 640x550 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçr i dënuar për plagosj të rëndë dhe autori i disa vjedhjeve.

Sipas uniformave blu, Marsel Sula është konstatuar nga forcat e posaçme “Shigjetat” pasi lëvizte me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

NJOFTIMI

Parandalohet një rast vjedhjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Lëvizte i maskuar në rrugët pa ndriçim, për të mos u identifikuar dhe kapur nga Policia, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

20-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa mjete që ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, i shtetasit M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë, Rama: Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

17:56 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.