Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më ke bërë zbor”, polici merr me shpulla në komisariat të miturin në Kamzë

20:50 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e mbikëqyrjes policore i kërkon prokurorisë së Tiranës që të kryejë hetime ndaj disa oficerëve të policisë që dyshohen se ushtruan dhunë ndaj një të mituri gjate orëve të fundit.

I mituri u shoqërua ne komisariat menjëherë sapo përfundoi shkollën, teksa u konstatua se po drejtonte një automjet pa dokumenta.

17 vjeçari K.J dyshohet se u pyet pa praninë e psikologëve dhe pa vënë në dijeni prindërit ashtu siç kërkon ligji për të miturit. Veç kësaj, akuza është se fëmija gjatë marrjes pyetjes u qëllua me shuplaka në fytyrë.

Dy të miturit u dorëzuan në komisariatin e Kamzës nga forcat Shqiponja mbasi K.J po ngiste mjetin pa leje drejtimi dhe kishte si pasagjer edhe bashkëmoshatarin e tij gjithashtu edhe ai i shoqëruar.

Në makine policia gjeti një biçak që më pas u konstatua se nuk i plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Veç pyetjes së dy të miturve që rrëfejnë se çfarë ndodhi në komisariat, veprimet arbitrare i pranon edhe njëri nga oficerët që e shoqëroi K.J në komisariat.

Oficeri A.Shima thotë se një agjent civil iu afrua te miturit K.J duke e pyetur ku rri,më ke ikur njëherë, më ke bërë zbor -i tha agjenti dhe pastaj e qëlloi me pëllëmbë në fytyrë. Efektivi Shima pohon se ndërhynë për ta qetësuar kolegun që më pas e kanë larguar nga salla.

Për vitin 2021 u referuan për hetime 39 oficere policie kryesisht të forcave shqiponja dhe të rendit të dyshuara se kapërcyen detyrën duke ushtruar dhunë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.