Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më ke nxirë jetën”, gazetari: Si e intervistova Balilin! Nuk punonin pajisjet elektronike

23:29 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hoxha Balili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan momentet kur shkoi në fshatin Stjar të Delvinës, aty ku takoi Kelmend Balilin dhe filmoi momentet e vetëdorëzimit në polici.

Hoxha tha se në fshatin Stjar, në zonën ku takoi Balilin, kishte një pajisje që bllokonte të gjitha valët telefonike dhe bllokonte çdo pajisje tjetër elektronike.

“Në momentin që unë kam shkuar gjatë ditës së djeshme, para se t’i afrohesha zonës është bllokuar çdo pajisje elektronike. Aty kishte një pajisje që nxirrte jashtë përdorimit çdo pajisje tjetër. Aty pashë që gjithë pajisjet elektronike ishin jashtë funksionit dhe ne ishim të izoluar nga pjesa tjetër. Në momentin e parë nuk e kam njohur kur e kam takuar. Gjëja e parë që më tha, më ke nxirrë jetën tha, unë jam ai Eskobari. Aty ku e kam intervistuar nuk kam pasur asnjë lloj kontakti“, u shpreh gazetari investigativ.

Artan Hoxha tregon edhe çastet kur Kelmend Balili niset me makinë private drejt pikëtakimit me policinë, ku iu vetëdorëzua drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Kam menduar që dorëzimi do bëhej në banesën e itj, por gjëja që vura re është pse nuk erdhi policia ta merrte aty. Ka dalë 2 kilometra nga fshati, kanë devijuar nga rruga nacionale. Për të shmangur vëmendjen e njerëzve, devijoi rrugën nacionale. Janë dy automjete, njëra e Ardi Veliut. Balili zbret nga makina e familjarëve të vet, hipën në makinën ‘Range Rover’ të drejtorit të policisë. Në afërsi të Tiranës, për shkak të prezencës së mediave te Drejtoria e Policisë, kanë devijuar dhe kanë shkuar në Kombinat. Më vonë kur mediat lëvizën drejt Kombinatit, hynë te Drejtoria e Policisë së Tiranës”, deklaroi gazetari Artan Hoxha në “Opinion”.

Balili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.