Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më kërcënoi se do më vriste”/ E mitura u abuzua dhe ngacmua seksualisht nga një vajze, policia në kërkim të 24-vjeçares

20:14 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 15 vjeçare, është abuzuar dhe ngacmuar seksualisht për disa muaj me radhë, nga një 24 vjeçare me inicialet A.Sh, e cila tashmë është shpallur në kërkim. Komunikimi mes tyre lindi nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa më pas 24 vjeçarja e detyroi të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me të.Top Channel bisedoi me të miturën dhe mamanë e saj, por për arsye etike ne nuk do te tregojmë imazhin e tyre. Ato na treguan të gjithë ngjarjen. Rasti është i paprecedent sepse me se shumti krime te kësaj natyre kanë patur për protagoniste meshkuj.

Gjithçka nisi në shtator të vitit të kaluar, ku të dyja vajzat ishin pjesë e një grupi në Facebook, por nuk komunikonin me njëra tjetrën. E mitura, del nga grupi, ndërsa më pas, 24 vjeçarja fillon që ti shkruaj privatisht.

Kjo bisedë ka zgjatur për rreth dy muaj mes njera tjetrës. Në muajin nëntor, ato të dyja takohen dhe 24-vjeçarja e merr të miturën në shtëpinë e saj, diku pranë rrugës së Elbasanit. E mitura i tha Top Channel se nuk e mban mend shtëpinë ku shkoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me shtetasen me inicialet A.Sh.

Por kjo histori filloi të përsëritej çdo javë. Të dyja vajzat takoheshin pranë zogut të zi dhe kryqëzimit të 21 dhjetorit dhe shkonin në hotele të ndryshme ku është abuzuar seksualisht. E mitura thotë që 24-vjeçarja, e prezantonte atë si motrën apo kushërirën e saj dhe se kishin ardhur nga jashtë shtetit.

15 vjeçarja, disa herë ishte larguar nga shtëpia e saj, duke munguar edhe në shkollë. Jashtë kamerës ajo thotë se paratë që lëvizte ja jepte 24 vjeçarja për të shkuar nga fshati i saj drejt Tiranës.

E mitura shton se deri në datën 5 janar të këtij viti ishte mbajtur nën presion pasi personi që abuzonte me të i thoshte që  nëse largohesh nga unë, ose do vras veten, ose do vij të të djeg shtëpinë. Nën këto kushte të rënduara psikologjike, e mitura iu nënshtrua abuzimit për disa muaj.

Abuzuesja është ende në kërkim nga policia, ndërsa akuzohet për abuzim seksual me te mitur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.